Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u qëndron fort deklaratave të tij se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në samitin e Berlinit i kishin bërë presion më shumë se ndërkombëtarët për heqjen e taksës.

Madje disa media kanë raportuar se në pushime të takimeve në samit është dëgjuar Haradinaj ti ketë thënë Ramës që të mos përzihet në çështje të brendshme të Kosovës.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së sotme të qeverisë Haradinaj i është kundërpërgjigjur reagimit të kryeministrit Rama i cili kishte thënë se Haradinaj do të duhej të ishte më i kujdesshëm të mos i komentoj në publik bisedat informale e aq më tepër ti shtrembëroj ato..

Ai ka thënë se i pëlqeu dikujt ose jo gjithmonë do ta tregoj të vërtetën.

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës: Do t?ua tregoj të vërtetën edhe kur ju pëlqen edhe jo, do ta bëjëe dhe në të ardhmen. ?Rrno për me tregu, ka thënë At ZefPllumi.

Ndryshe sipas Haradinajt Samiti I Berlinit qartësoi se më nuk do të diskutohet për kufijtë dhe taksën.

Nuk është hera e parë që kryeministrat e dy vendeve replikojnë mes vete për çështjen e Kosovës. Përplasje verbale ata kishin pasur edhe pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive që u mbajt në fund të vitit të kaluar në Pejë.

Tv Klan