Surprise Me!

Report TV - Aksident i rëndë në Peqin, përplasen dy makina, një i vdekur dhe katër të plagosur rëndë

2019-05-29 1 Dailymotion

PEQIN-Një person ka humbur jetën, e ndërsa katër të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti rrugor në Peqin.

Ngjarja ka ndodhur te ?Kryqëzimi i Gjocaj?, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke regjistruar një viktimë dhe katër plagosur. Personat e përfshirë në ngjarje të rëndë po ktheheshin nga një gëzim familjar, i cili fatkeqësisht u mbyll me një fund tragjik.

Nga informacionet paraprake mjeti tip ?Toyota?, ku po udhëtonte viktima dhe dy nga të plagosurit ka kryer parakalim të gabuar. Ndërkohë, mjeti tjetër tip Ford drejtohej nga Kamber Beqiri, i plagosur rëndë dhe së bashku me të ka qenë një tjetër person, i cili ka marrë dëmtime të lehta.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende, por mësohet se ajo është grua, e ndërsa edhe bashkëshorti i saj është në gjendje të rëndë. Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja, ka mësuar se dy nga të plagosurit janë Ismail Hoxhallari dhe Gëzim Braho nga Korça, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Peqinit. Fatmirësisht, për shkak të pozicionit të favorshëm gjeografik, në vendngjarje kanë mbërritur tre ambulanca, nga Peqini, Rrogozhina dhe një nga Elbasani, të cilët kanë dhënë në kohë ndihmën e parë mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Siç mund ta shihni nga fotot e siguruara nga Report Tv, përplasja e dy automjeteve ka qenë shumë e fortë, aq sa mjeti Toyota është kthyer përmbys, e ndërsa mjeti tip Ford ka marrë dëmtime të rënda nga njëri krah.

Buy Now on CodeCanyon