Operacioni i policisë për kapjen e personave të shpallur në kërkim për grabitjen e Rinasit është duke u zhvilluar në disa qytete të vendit. Forcat e policisë dislokohen herë pas here në aksin Fushë-Krujë-Elbasan. Ka dyshime se këta personat fshihen pikërisht në këto qytete. Por sipas policisë nëse zbulohet vendqëndrimi i tyre do të ketë një plan për neutralizimin, për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala konsiderohen si dy njerëzit më të rrezikshëm të cilët janë në kërkim. Nëse policia arrin të lokalizojë vendndodhjen e tyre urdhër për të ndërhyrë kanë vetëm Forcat Speciale të Policisë, reparti RENEA.

Një tjetër aksion është duke u zhvilluar për gjetjen e 6 milion Eurove për të cilat nuk është mësuar asgjë edhe pse janë arrestuar 6 persona deri tani. Disa prej të prangosurve janë marrë në pyetje dhe të gjithë kanë mohuar pjesëmarrjen apo dijeninë e tyre për grabitjen.

Deri tani të vetmen provë që ka prokuroria është dëshmia e të penduarit Alkond Bengasi, i cili ka identifikuar Ragip Hajdinin, Oltion Veselin, Renaldo Sulen, Saimir Çelën dhe Elton Piklin si persona që kanë pasur dijeni për grabitjen e 9 Prillit. Sipas 34 vjeçarit disa ditë para ngjarjes ata janë takuar me Klement Çalën dhe Admir Muratajn, në zonën e liqenit aty ku jetonin dhe kishin ngritur biznes të shpallurit në kërkim prej 2013-s.

Tv Klan