Pjesa e pare dt 3 maj Pa Gjurme- Si u ngaterrua me nje vajze dhe perfundoi ne befotrof/ Dy binjaket ne kerkim?
Si në fate të kryqëzuara, dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë mbajnë thuajse të njëjtat të dhëna.

Met Domi është 60-vjecari që kërkon të dijë të vërtetën e një ngatërrese, që sipas tij ka ndodhur në shtëpinë e fëmijës Vlorë, në parashkollorin në Skelë. Ka jetuar fillimisht në befotrofin e Vlorës, ndërsa më pas është zhvendosur për në parashkollor në zonën e Skelës.

Ishte 7 vjec, kur u transferua më pas në shtëpinë e fëmijës Fier. Kreu 3 klasë shkollë dhe transferimi i fundit u bë në moshën 11-vjeçare. Ai do të vendosej përfundimisht në shtëpinë e fëmijës Shkodër, derisa kreu dhe shkollën 8-vjecare.

Deri në moshën 18-vjecare ai ishte i regjistruar si Meti Dani, me emër babai Fadil dhe emër nëne Fitnete.

Me të kaluar të 18-tat në Shkodër i bënë ndryshimin përfundimtar, pas kësaj ai do të quhej Met Domi, me emër imagjinar të babait Sokol, dhe nëna Drita.

Këtu lindin dyshimet e para të të riut asokohe 18-vjecar, i cili në kërkim për të njohur rrënjët biologjike me të dhënat që dispononte edhe më herët, ai u nis të takonte ciftin Fadil dhe Fitnete Dani apo Domi nuk dihet sakte mbiemri, nga Metalla e Shijakut.

Dyshimet edhe për faktin se nga shtëpia e fëmijës Vlorë i kishin folur më herët për një ngatërrese që ishte bërë.

Ai ishte ngatërruar me një vajzë me emrin Mejte, që kishte të njëjtën ditëlindje me të dhe vendlindje gjithashtu dhe emrin e nënës dhe babait me Metin.

Pyetjet që u ngritën tek i riu asokohe ishin.

Përse pas ndryshimit të të dhënave nga Dani mori mbiemrin Domi. Dhe pse nga Fadil dhe Fitnete iu vendosën Sokol dhe Drita ?

Pra ai sot mban ditëlindjen e njëjtë me Mejten.Para moshës 18-vjecare mbante emrin e nënës dhe babait të Mejtes, të njëjtën ditëlindje dhe të njëjtin vendbanim.

Ne nuk dimë të themi sesi ka ndodhur kjo ngatërresë.

A mund ta ketë kjo ngatërresë pikënisjen që në maternitet. Apo është bërë vërtetë në parashkollorin Vlorë?

Meti kërkon të dijë ndryshimin që është bërë në kërkim të një të vërtetë në gjurmët e prindërve të vërtetë biologjik?

Ai mban mend se nga shtëpia e fëmijës Vlorë i kanë pohuar se një cift kishte ardhur të merrte një djalë. Por në vend të djalit i ishte dhënë vajza me emrin Mejte.

Nga ky moment nuk dihet asgjë me siguri nëse, cifti kishte ardhur të merrte fëmijën e tyre të vërtetë apo nëse kishin ardhur të birësonin një fëmijë.

Met Domi aktualisht jeton në Shkodër. Prej vitesh që kur edhe u martua në moshën 27-vjecare. Sot ai është martuar dhe ka dy fëmijë një djalë dhe një vajzë, në pritje për tu bërë edhe gjysh.

Sot ai vendos të tregojë një histori të pazakontë të jetës së tij, si nëpër filma, me pikëpyetje të mëdha.