Në qytetin e Lezhës, Basha dha edhe premtimet elektorale dhe ndryshimet e para që do të bënte, sapo të vinte ai në pushtet. Basha ka cekur të gjitha fushët që nga arsimi, bujqësia e blegtoria, ekonomia. Basha tha qeveria e tij do ta shndërrojë vendin tonë inkubatorin më të rëndësishëm Teknologjisë së Informacionit në Ballkan.<br /><br />"Do heqim taksën nga karburantet. Taksat më të ulëta, çmimin më të ulët të energjisë dhe punësimi prioritet absolut i PD. Të nisim trajnimin në fushat profesioniste të të rinjve në fushën e teknologjisë së Informacionit. Laboratorë më kompjuter dhe internet në shkolla. Vetëm 50% e nxënësve në auditor dhe 50% në praktikë. Ne e kemi këtë vizion. Gjithë infrastruktura e universiteteve të rinovohet krejtësisht brenda dy viteve dhe e konvikteve. Në planin tonë kërkohen 75 mln euro. Ndërsa sot është shpenzuar 1.7 miliard euro. Do ua marrim këto para oligarkëve që vjedhin. Brenda 4 viteve të para, mijëra mundësi për profesionit të të gjitha fushave, do e kthejmë këtë vend në inkubatorin më të rëndësishëm të informacionit. në Ballkan udhëheqëse në fushën e TIK. Për infermierët pagat do t'i bëjmë 700 euro. Do ulim naftëm me 30 lekë, do sjellim në Shqipëri taksën e sheshtë", tha Basha.