Surprise Me!

Çfarë po ndodh në Tiranë?! RENEA dhe agjentët me snajper aksion tek 'Komuna e Parisit'

2019-05-28 2 Dailymotion

Një operacion që ende vijon i forcave speciale të Policisë, është duke u zhvilluar në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit. Forcat RENEA, edhe agjentët me snajper janë duke kryer një aksion për kapjen e një personi të shumëkërkuar. Ende nuk ka detaje nga ky aksion i cili duhet theksuar se është ende në zhvillim.<br /><br />Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, nga terreni raporton se kanë qenë informacionet e qytetarëve se një person që ishte në kërkim fshihej prej disa javësh në një pallat në këtë zonë. Policia kreu kontroll në katin e fundit të pallatit në fjalë, aty ku flitej se fshihej i kërkuari, por deri më tani policia nuk ka gjetur asnjë person.<br /><br />Gazetari Rusta tha për Report Tv se dyshimet janë se kemi të bëjmë me një person që është në kërkim si i përfshirë në vrasje.Në këtë operacion RENEA ka shoqërua rnjë person por nuk dihet nëse ai është personi i kërkuar apo ndonjë bashkëpunëtor i tij.

Buy Now on CodeCanyon