#rtvora

Bashkia e Tiranës do organizojë një sërë aktivitetesh në ditën e 5 Majit. Krahas ceremonisë përkujtimore në varrezat e ?Dëshmorëve të Kombit?, në Tiranë më 5 maj do zhvillohet edhe dita pa makina.

Aspasjana Kërxhalli: ?Aktivitetet do të përqendrohen në Sheshin ?Skënderbej?, për të vijuar përgjatë Bulevardit ?Dëshmorët e Kombit?, tek Sheshi ?Nënë Tereza?, dhe në Parkun e Liqenit.?

Panairi i bujqësisë dhe finalja e lojërave olimpike do të organizohet në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe në Sheshin Nënë Tereza.

Aspasjana Kërxhalli: ?Do ketë një performancë nga balerinë profesionistë, ku subjekti i kërcimit të tyre do t?i dedikohet Luftës Nacional-Çlirimtare dhe një muze të hapur dedikuar luftës së Dytë Botërore.?

Tek Pallati i Kongreseve do të jetë e vendosur një tjetër skenë, për korin e Liceut Artistik e dirigjuar nga dirigjentja e mirënjohur Suzana Turku. Në këtë 5 Maj, në Sheshin ?Nënë Tereza? mbahet Panairi i Ushtrisë, ku do të ekspozohen disa nga asetet e Forcave të Armatosura, përkatësisht të Forcës Ajrore, të Forcës Tokësore, të Forcës Detare, gomone dhe polumbarë, e mjete të tjera të detarisë.

Shefi sektorit të kontrollit të territorit, në Bashkinë e Tiranës, Toni Beni u bëri thirrje gjithë drejtuesve të automjeteve.

?Ditën e diel do të ketë një bllokim të bulevardit ?Dëshmorët e Kombit?, duke filluar nga sheshi ?Skënderbej? deri në sheshin ?Nënë Tereza?. Nga ora 8:00 e mëngjesit, deri në orën 17:00, ky shesh do të jetë i bllokuar për lëvizjen e makinave. Gjithashtu, edhe rrugët ndërlidhëse, ose që ndërpresin bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? do të jenë të bllokuara,?-tha ai.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/neser-dita-e-deshmoreve-dhe-dita-pa-makina

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz