Është sot Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Ashtu si çdo 5 Maj kjo ditë u përkujtua me një ceremoni zyrtare në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Krerët më të lartë të shtetit dhe politikës, veteranë dhe të afërm të të rënëve në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare vendosën kurora me lule përpara memorialit ?Nënë Shqipëri?.

Edhe këtë vit politika e ka kremtuar e ndarë këtë ditë, pasi përfaqësuesit e opozitës e zhvilluan ceremoninë pas asaj të krerëve të shtetit.

Tv Klan