Surprise Me!

Qytetaret çojne ne pranga "policin" ne kryeqytet

2019-05-29 0 Dailymotion

Autoritetet policore në Tiranë prangosën një 42-vjeçar i cili mashtronte qytetarët duke u prezantuar si punonjës policie.<br /><br />"Në numrin unik 112 ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në rrugën ?Imer Ndregjoni?, një shtetas lëvizte me armë zjarri me vete dhe prezantohej si agjent i Policisë kriminale. Falë reagimit në kohë nga shërbimet e policisë është bërë konstatimi i shtetasit të denoncuar nga qytetarët në bazë të karakteristikave të dhënave", thotë policia në një njoftim për mediat.<br /><br />Gjatë kontrollit, 42-vjeçarit iu gjet një pistoletë, një dokument policie me gjeneralitetet e tij (A.Th.) dhe pranga metalike. Mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat e vjedhjes dhe mashtrimit./tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon