Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit ka kryer mesditën e sotme operacione në qytetin e Sarandës dhe Gjirokastrës, ku deri më tani numri i të shoqëruarve është 10, me akuzën për 'trafik ndërkombëtar droge'. Burime për ekskluzive për Report Tv, bëjnë me dije se pesë prej tyre janë dërguar drejt Gjykatës së Krimeve të Rënda.<br /><br />Operacioni vijon ende dhe aktualisht, policë të maskuar kanë rrethuar një bllok banesash në lagjen numër 5, të qytetit të Sarandës. Në një prej banesave është bërë e mundur kontrolli brenda, vetëm pas përdorimit të forcës. Thirrjeve të policisë, nuk i është përgjigjur askush, çka ka detyruar FNSH të shkatërrojë derën duke i rënë me vare, por personi i cili kërkohej nuk është gjetur brenda.<br /><br />Nuk bëhet ende i ditur identiteti i personave të shoqëruar, ndërkohë pritet që në përfundim të këtij operacioni policia të japë një njoftim zyrtar.