Enxhi Nini në violinë, soliste në orkestrën e Romës dhe Liza Soppi në violë në orkestrën simfonike të televizionit shtetëror italian, RAI, janë dy artistet që do të renditen në listën e gjatë të muzikantëve të suksesshëm që i kanë thënë po ?Different Trains?, ?Trena të ndryshëm? festivali që violonçelisti Vlorent Xhafaj, me karrierë artistike në Francë, zhvillon në Tiranë e që prej tetë vitesh asnjëherë nuk e ka përsëritur vetveten.

Koncerti i 7 Majit, i Ninit dhe Soppit, do të ndiqet nga ai i Tedi Papavramit dhe Arben Spahiut dhe nga shumë muzikantë të tjerë, të huaj, pjesë e orkestrave që përbëjnë ambicien e çdo artisti për t?i arritur.

Skenat e Tiranës nuk janë në më të mirën e tyre, por pavarësisht kësaj, artistët marrin atë që në skenat ku luajnë pak herë e përjetojnë.

Tv Klan