?Lërmë të bie, nëse duhet të bie. Njeriu që do të bëhem, do të më ngrejë sërish në këmbë." Është një fragment i librit ?Plani B?, i shkruar në bashkëautorësi nga Sheryl Sandberg dhe Adam Grant. Është pikërisht ky libri që vjen në rubrikën e përjavshme të librit në emisionin ?Rreze Dielli? në Report Tv. Këtë herë ndau me ne të rejat e këtij libri botuesja Loreta Behrami.

Libri bën fjalë pikërisht për Sheryl Sandberg, numri dy i Facebook, e cila humbi në mënyrë të papritur bashkëshortin e saj.Pas vdekjes ajo ishte e sigurt se bashkë me fëmijët e saj nuk do ta ndienin më kurrë harenë e vërtetë. ?Isha zhytur në boshllëk?, shkruan , ?një boshllëk i pafund që të mbush zemrën dhe mushkëritë dhe të pengon të mendosh apo edhe thjesht të marrësh frymë.?

Adam Grant, një psikolog i universitetit Wharton dhe mik i saj, i tregoi se njerëzit mund të bëjnë një sërë hapash konkretë për ta marrë veten dhe për të kapërcyer të tilla përvoja që mund të të shkatërrojnë jetën.

Në librin ?Plani B? ndërthuren mendimet personale të Sheryl-it me kërkimet ndërgjegjësuese të Adam-it për gjetjen e forcës në përballimin e vështirësive. Sheryl-i na hap zemrën ? dhe ditarin ? e na rrëfen qysh nga çasti jashtëzakonisht prekës kur mëson se i shoqi, Dave Goldberg, është shembur përtokë në palestër, e mëpastaj na përshkruan dhimbjen e thekët dhe izolimin që ndjeu në ditët pas vdekjes së tij. Megjithatë ?Plani B? shkon përtej humbjes së saj dhe eksploron se si i kanë kapërcyer njerëz të ndryshëm vështirësi të tilla si sëmundjet, papunësinë, përdhunimin, katastrofat natyrore dhe mizorinë e luftës. Këto histori dëshmojnë aftësinë e shpirtit njerëzor për të mos u dorëzuar... dhe për të gjetur sërish lumturinë.