Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një banesën e një biznesmeni mbrëmjen e djeshme në fshatin Çiflig të Korçës. Autorët të veshur si policë mësohet se nën kërcënimin e armës tip kallashnikov kanë lidhur çiftin burrë e grua rreth 50-vjeç dhe i kanë dhunuar, ndërsa më pas kanë marrë 160 mijë lekë të reja.<br /><br />Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ndërsa policia ka nisur hetimet për të arrestuar autorët. Novruz dhe Sadete Vila tregojnë se autorët që i lidhën dhe më pas i grabitën ishin të veshur si policë. "Tre persona të maskuar u futën brenda në banesë, ishin të veshur me uniformë që lexonte policia dhe të armatosur.<br /><br />Më goditën mua dhe gruan dhe na lidhën. Më pas nisën të kontrollojnë shtëpinë dhe morën 1.6 milionë lekë" deklaroi ai. Novruz Vila tregon se është pronar i një gomisterie dhe anije peshkimi në Durrës.
