Surprise Me!

Pas ish-kreut të komunës Kashar, arrestohen 4 të tjerë, zbardhet skema e mashtrimit me dy pallate

2019-05-29 2 Dailymotion

Shkon në pesë numri i personave të arrestuar për tjetërsim pronash me anë të falsifikimeve në Tiranë. Të arrestuarit akuzohen për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve të pronësisë të dy pallateve në zonën e Yzberishtit.

Në pranga kanë rënë ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia (PD), ish-Përgjegjësi i Zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit Jurgen Memisha, ndërtuesi Stefan Caushi, Vjollca Pani Sekretare e Zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit si dhe inxhinierja, Miranda Dyrmisha, Kolaudatore.

Mbi ta rëndojnë akuzat "Falsifikimi i dokumenteve nga personi që ka për detyrë t'i lëshojë ato, më shumë se një herë" dhe "Shpërdorim detyre, më shumë se një herë".

Personi që ka bërë kallëzimin në prokurori, është ndërtuesi Arben Petriti, ku nga hetimet erdhën edhe arrestimet.

Dy ndërtues, Stefan Caushi dhe Arben Petriti të cilët kishin rënë dakord për ndërtimin e dy pallateve me ndarjen e pronësisë 50% me 50%. Por pronësinë e dy pallateve në fjalë e ka përfituar vetëm ndërtuesi Stefan Caushi, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumenteve të pronësisë.

Gazetari i Report TV, Arsen Rusta raporton se i gjendur në këtë situatë ndërtuesi tjetër, Arben Petriti ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës, të gjitha personat e përfshirë në tjetërsimin e pronësisë së dy pallateve në fjalë.

Stefan Caushi është administratori i Shoqërisë ?INA-2004? shpk, shoqëri e cila ka fituar të plotë pronësinë e dy pallateve që morën lejen e ndërtimin ne vitin 2006. Kjo shoqëri në kundërshtim me ligjin më datë 14 janar të vitit 2015 ka marrë nga ish-Komuna e Kasharit certifikatën e Përdorimit e vetme dhe jo së bashku me Arben Petritin ashtu siç është në dokumentet e viti 2016. Pasi ka marrë pronësinë pallatet në fjalë janë shitur dhe Arben Petriti në kallëzimin e tij ka deklaruar se është njoftuar në rrugë informale në lidhje me mashtrimin që po i bëhej.

Grupi i falsifikatorëve pritet që në ditët në vijim të dalin para gjykatës për masën e sigurisë.

Buy Now on CodeCanyon