Surprise Me!

Fino keqkupton deklaratën e Hajdarit: Jo moj zonjë, s'ke për t'i marrë kurrë 1 mln euro si deputete

2019-05-29 0 Dailymotion

Deputeti i PS, Bashkim Fino i ka kthyer përgjigje bashkëkryetares së Komisionit, Rudina Hajdari, e cila tha se në ditët e sotme një mandat kushton 1 milion euro. Duket se ajo deklaratë ka lënë vend për keqkuptime. Hajdari tha se mandati i një deputeti blihet 1 mln euro në ditët e sotme, e ndërsa deputeti i PS duket se e ka kuptuar se bëhet fjalë për rrogën e një viti.

"Mundohuni të jeni pak e qartë. Të lutem, mund të merrni një vërtetim nga Kuvendi, që ne deputetët nuk e kalojmë shifrën e 20 milion lekë të vjetra në vit, pra rreth 80 milion lekë të vjetra në vit në 4 vjet. Deputeti shqiptar është më i diskriminuar i rajonit. Në gojën tuaj 1 deputet- 1 milion euro, nuk është e vërtetë. Në një vit ai merr 20 milion të vjetra. Jo moj zonjë, s'ke për t'i marrë 1 mln euro ", tha Fino.

Duke u ndalur tek puna e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Fino tha se nuk duhet hedhur poshtë puna e vitit të kaluar, e ndërsa theksoi se duhet që të arrihet në një Kod të Ri Zgjedhor që ka pëlqimin jo vetëm të PS apo opozitës së re, por edhe të opozitës jashtëparlamentare.

"Nuk duhet hedhur poshtë puna e vitit të kaluar. Nuk duhet të hidhet poshtë ky draft. Ky draft të rishikohet. Mos të harrojmë partitë që janë jashtë. Jeni grup i ri i PD, por jam i bindur që ka dy mendime, opozita e re dhe PD jashtë. Duhet të arrijmë një Kod me dakordësi nga palët. Në 28 nëntor ne të kemi të përfunduar. Çështja e sistemit ka shumë për t'u diskutuar", tha Fino.

Buy Now on CodeCanyon