#rtvora #Teatrikombetar

Ministria e Kulturës duket se ka qenë në dijeni për heqjen e gërmave të Teatrit Kombëtar. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e ftuar në RTV Ora tha se gërmat ashtu si godina e Teatrit kanë rrezik shembje.

Margariti: Gërmat në dijeninë time kanë pasur rrezikshmëri shembje siç ka e gjithë godina. Ndoshta duhet të presim që të krijojë dëme në njerëz që të fillojmë të ndërgjegjësohemi?! Ne aspektin e thjeshtë një aksident i rënies së gërmave për të mos pasur të tilla.

E teksa Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkoi një takim me të për këtë çështje, ajo shprehet:

Margariti: Çdo takim, jam e hapur.
Për Ministren, Teatri Kombëtar më shumë se çështje trashëgimie është kthyer në një debat politik.

Margariti: Teatri është kthyer më tepër në një arenë të debatit politik dhe çdo lloj prekje apo aktivitet që zhvillohet brenda dhe jashtë Teatrit, do të jetë gjithmonë objekt polemikash.

Ministrja e Kulturës sqaroi edhe deklaratën e saj të bërë më herët për restaurimin e Teatrit, që u duke edhe si një pikë kthese nga ana e saj.

Margariti: Unë kam thënë që nëse do të restaurohej ajo godinë nuk i shtojmë një vlerë për të mbajtur një vëllim dhe për ta kthyer në materiale moderne. Të tilla objekte dhe transformohen, mund të ishte restauruar shumë kohë më para. Tani nëse e restaurojmë po restaurojmë thjesht një vëllim.

Mbrëmjen e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vendosi sërish në fasadën e murit shkronjat e Teatrit Kombëtar. Artistët kërkuan nga institucionet që të merren masat lidhur me ngjarjen e dy javëve më parë.

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz