Gjatë seancës plenare të ditës së sotme në Kuvend është mbajtur një minutë heshtje për ushtaraken që humbi jetën në mision në Letoni, Zarife Hasanaj.<br /><br />Zarife Hasanaj, ushtarakja shqiptare, humbi jetën dy ditë më parë teksa ndodhej me kontigjentin e Forcave të Armatosura, pjesë e misionit të NATO-s. Ajo humbi jetën pasi një minë të cilën apo po përpiqej ta çmontonte shpërtheu, duke lënë të plagosur edhe dy kolegë të saj shqiptarë.<br /><br />Në bazën ushtarake Camp Adazi në Letoni, u mbajt edhe një ceremoni në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj të rënë dje në krye të detyrës.
