Surprise Me!

Rama: Me shume bashkepunim mes vendeve te Ballkanit

2019-05-29 0 Dailymotion

Bashkëpunimi në rajon ka qenë kryefjala e Kryeministrit Edi Rama në panelin e liderëve, në takimin vjetor të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të mbajtur në Sarajevë, ku në fokus ishin investimet në Ballkan.

?Ajo që po ndodh me biznesin tregon qartë sa e rëndësishme është të bashkohemi si rajon dhe të sillemi si një entitet. Ndërkohë që BE-ja po mundohet të zgjidhë problemet e brendshme dhe të reformohet e të përmirësohet, pasi të ketë kaluar më të keqen, ne duhet të thellojmë reformat tona, jo vetëm në secilin vend, por edhe për rajonin?.

Kreu i qeverisë shqiptare iu përgjigj dhe interesimit të mediave të huaja për protestat, si dhe vizitën e presidentit të Serbisë në Tiranë, për të marrë pjesë në samitin e Bërdo-Brijunit.

?Ka shumë më tepër çështje në Britani sesa në Ballkan, kështu që mos u shqetësoni, nuk jemi vetëm.

Rama tha se Shqipëria edhe vendet e rajonit janë potencial investimi për bizneset, pasi kanë taksat me dhe kosto më të ulëta.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon