Surprise Me!

Mogherini pyetet edhe për negociata mes Bashës dhe Ramës! 'Nuk bëj ndërmjetësime mes partive'

2019-05-29 0 Dailymotion

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogerini u pyet nga gazetarët shqiptarë në konferencën me kryeministrin Edi Rama nëse do të negocionte për të zgjdhur krizën mes partive politike. Ajo tha se roli i saj nuk është për të hyrë në negociata me partitë.<br /><br />"Nuk është qasja jonë të bëjmë ndërmjetësime. Asnjëherë nuk hyj në ndërmjetësime ndërmjet partive politike në një vend të caktuar, qoftë brenda apo jashtë Be-së, këtë duhet ta bëjë politika e brendshme dhe roli i BE-së është të ketë marrëdhënie me të gjithë, dhe unë i përmbahem në mënyrë të rreptë. Nuk kam bërë negociata në 2017 as këtu dhe as në vendet e tjera", tha Mogerini.

Buy Now on CodeCanyon