Deputeti i opozitës së re, njëherazi një nga themeluesit e partisë Bindja Demokratike tha në Repolitix se partia e tij por përgatit lista për kryebashkiakë për zgjedhjet e 30 qershorit e cila do sjellë figura të rëndësishme politike dhe do ruajë kuota të barabarta gjinore.<br /><br />"Do jeni shumë të surprizuar nga lista. Do ketë shumë figura politike dhe teknike. Do ruajmë përqindjen në kuota të barabarta gjinore. Unë besoj se kjo qeveri është e rënë. Skandalet që i kanë ndodhur kësaj qeverie në nivelet e krimit janë shumë të thella. Kur të mbarojnë zgjedhjet lokale dua të shoh rezultatin. ne do të fitojmë Bashkinë e Lezhës përballë Pjerin Ndreut. Prisni deri të hënën", u shpreh Përmeti.