Surprise Me!

Report TV - Djali i Sokol Olldashit flet në takimin me Bashën, kreu i PD: Babain e tij e kisha mik

2019-05-29 1 Dailymotion

300 studentë europianë të EDS (European Democratic Studentes), organizatë studentore zyrtare e Partisë Popullore Europiane, ku bën pjesë edhe PD-ja, do të jenë të shtunën në protestën e opozitës para kryeministrisë në orën 18:30. Në takim me ta, ishte edhe djali i ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, Glauk Olldashi, i cili edhe më herët në një intervistë ekskluzive për Shqiptarja.com ka shprehur gatishmërinë e tij për tu përfshirë në politikë në gjurmët e babait të tij. Glauk Olldashi është me studime jashtë Shqipërisë, dhe në një fjalë të mbajtur në aktivitet, lideri demokrat Lulzim Basha, veçoi angazhimin e tij në mbrojtje të të drejtave të studentëve në Shqipëri.<br /><br />"Në këtë sallë ndodhen studentë që janë ngritur në një betejë të pashembullt, prej më shumë se një dekade në Europë. Studentë të Universiteteve Shpatarë të mbështetur nga miq e shokë të tyre, studentë që studiojnë jashtë shteti, njëri prej tyre Glauk Olldashi, që kam kënaqësinë e veçantë ta përshëndes, t?i uroj mirëseardhjen në këtë bashkëbisedim. Merita e tij është që në ditën e parë ka qenë krah studentëve shqiptarë në betejën për arsimin e lartë të standardeve europiane. Por natyrisht nderon trashëgiminë e babait të tij, ish kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, një miku dhe bashkëpunëtorin timin, një nga liderët e PD ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, z.Sokol Olldashi.

Buy Now on CodeCanyon