11 persona të dyshuar si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, që trafikonte lëndë narkotike drejt Greqisë, kanë përfunduar në pranga.

Operacioni, i cili erdhi si rezultat i një hetimi disa mujor, çoi në arrestimin e E.Xh., 29 vjeç, G.L., 41 vjeç, A.Xh., 40 vjeç, dhe E. L, 28 vjeç, të katërt banues në Fier. Si dhe u ekzekutuan urdhrat e ndalimit për; P.K., 49 vjeç, B.K., 55 vjeç, E. A, 43 vjeç, të tre banues në banues në Patos-Fier, A.M., 47 vjeç, S .D., 43 vjeç, F.L, 21 vjeç dhe G.S., 27 vjeç, të katërt banues në Fier.

Në një njoftim për mediat policia thotë se ?personat e mësipërm, në bashkëpunim me njeri-tjetrin u kapën në flagrancë duke trafikuar në drejtim të Greqisë një ngarkesë prej rreth 79 kg lëndë narkotike të llojit ?Canabis Sattiva? e cila ishte e fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin që drejtohej nga shtetasi G.L?.

?Në kuadër të këtij procedimi me datë 05.04. 2019, në P.K.K. Kapshticë, është arrestuar në flagrancë shtetasi G.Gj, 38 vjeç, me banim në Lushnje, i cili u kap duke transportuar për në drejtim të Greqisë rreth 68 kilogramë kg lëndë narkotike të llojit ?Canabis Sattiva? të cilën e kishte fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin ?Toyota? që drejtohej prej tij?.

Të arrestuarit akuzohen për trafikim të lëndëve narkotikëve dhe grup i strukturuar kriminal, në bashkëpunim.
Ndërkohë, gjatë operacionit në Mallakastër në pranga ra edhe një 52-vjeçar me iniciale H. L, banues në Greshicë. Arrestimi i tij u bë pas gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu pa leje, 1 armë zjarri automatike me 2 krehra me 60 fishekë si dhe 1 gjerdan me 30 fishekë.

Si rezultat i kontrolleve të zhvilluara në tërësi u sekuestruan: 145.6 kg kanabis, 4 automjete te markave te ndryshme, një sasi vlerash monetare, 14 aparate celularë me kartat sim të markave të ndryshme, 3 amë zjarri dhe municion luftarak.

Puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky grup kriminal vijon nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda./tvklan.al