Studiues të fushave të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia janë mbledhur këto ditë në Kuvendin Ndërkombëtar ?Vazhdimësia historike-gjuhësore dhe etnokulturore? për të zbuluar rrënjët tona. Referuesit e pranishëm në Muzeun Historik Kombëtar e konsiderojnë këtë kuvend, si një përpjekje shumë serioze, për të konceptuar pluralizmin në kulturë, si diçka që nuk u përket vetëm akademive dhe fakulteteve, por që mund të iniciohet edhe nga iniciativa të pavarura. Një nga sekretarët organizativ këtij Kuvendi, Sazan Guri shpjegon më gjerësisht arsyet e këtij organizimi mbarëkombëtar.

?Qëllimi është ai që ka thënë profesor Çabej, se ?dimë se çfarë kemi marrë, por nuk dimë se çfarë kemi dhënë?. Është zbuluar, që gjuha ilire ka vazhduar si e thënë, si e shkruar me arbrit, e më pas me shqiptarët. Ne këtë duam që të evidentojmë, të gërmojmë, të gërvishtim edhe të themi ato që janë të pathëna, apo që kanë qenë të detyruara nga akademitë e shteteve fqinje? shprehet studiuesi Sazan Guri.

Shkrimtari edhe përkthyesi Primo Shllaku mendon se aktualisht qytetërimi shqiptar është në rrezik, për shkak se kujtesa kombëtare e shqiptarëve ndodhet e sulmuar nga shqiptarët edhe të huajt.

?Ajo që është më e rrezikshmja, është se shkencat tona, sidomos ato mbi kujtesën edhe shpirtin e kombit kanë hyrë në një indeks negativ. Ajo që është më e keqja është amullia. Institucionet tona, që duhet që ta gërmonin kujtesën edhe të nënvizonin momente të rëndësishme për t?i shërbyer gjuhës, por flenë gjumë. Unë nuk e shikoj të pafajshme, por të qëllimshme, sepse po shikoj se po kërkojnë që të kalojnë disa breza edhe të amnistohet, të harrohet komunizmi, e të nisim nga zero. Kjo është fatkeqësia më e madhe. Ky grupim, kjo iniciativë e këtij kuvendi ?Rrënjët tona? do të përflitet si shumë nacionalist, por aty ku kemi mbërrit ne, kemi nevojë për serum të fortë edhe për nacionalizmin?, shprehet shkrimtari edhe përkthyesi Shllaku.