Rrjeti i supermarketeve lider ne Shqiperi për tre ditë rresht, do të ofrojë për prodhuesit shqiptarë mundësinë për të promovuar produktet e tyre vendase. Në panairin Food and drink Festival që ekspozohet në Expocity, tenda e Big Market është në fokusin kryesor jo vetëm të qytetarëve, por edhe të tregtarëve dhe prodhuesve.

Presidenti i Big Market Group Ilir Saliaj e vendosi theksin te siguria ushqimore, e sidomos te produktet vendase. Ilir Saliaj u shpreh se Big Market do u japë mundësinë të gjithë prodhuesve shqiptarë të promovojnë produktet në të gjitha pikat Big Market.

?Risia që ofron këtë herë Big Market është mundësia që do u japë prodhuesve vendas të promovojnë produktet e tyre sepse në fokusin tonë është siguria ushqimore. Në Big Market do gjeni gjithmonë produkte cilësore?, thotë Saliaj.

Përvec stendës ku ekspozoheshin produktet, Big Market kishte vendosur dhe një tjetër stendë, në të cilën u zhvilluan takimet me prodhuesit shqiptarë për të bërë të mundur marrëveshjet dhe kontratat duke i dhënë rëndësi të vecantë standarteve ushqimore.

Për të qenë sa më pranë konsumatorëve dhe për t?iu përgjigjur kërkesave të vazhdueshme të qytetareve, rrjeti i supermarketeve lider në Shqipëri, Big Market ofron një gamë të gjërë produktesh cilësore, pasi gjithmonë në fokus të tyre është siguria ushqimore.