Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste nuk u vendosën vetëm kandidatët për kryebashkiakë për zgjedhjet e 30 qershorit, por u diskutuan edhe cështje të tjera me karakter organizativ.

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi raporton se PS-ja ka krijuar një Task Forcë për zgjedhjet në përbërje të së cilës do të jenë; Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Ermonela Felaj, Ulsi Manja, Etilda Gjonaj, Sandër Lleshaj dhe Damian Gjiknuri.

Task Forca do të merret me procesin zgjedhor të 30 qershorit, emergjencat juridike dhe politike, por edhe cështjen e rendit dhe sigurisë, teksa opozita ka paralajmëruar se do të bllokojë zgjedhjet. Mes emrave që janë pjesë e Task Forcës risi është ai i Sandër Lleshajt, ministrit të Brendshëm që merr për herë të parë një post në PS.

Para dy ditësh ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se Prefektët dhe Policia e Shtetit në cdo qark kanë detyrë mbarëvajtjen për organizimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ndërsa duke iu referuar paralajmërimit të opozitës për bllokimin e procesit, u shpreh se një gjë e tillë nuk asnjë shans që të ndodhë.