Një person u dhunua nga protestuesit mbrëmë gjatë tubimit të opozitës. Nga sa u ngritën pretendimet, u tha se personi u dhunua ngaqë ishte efektiv i infiltruar i policisë. Por në fakt, djali që është rrahur nga protestuesit, është vetë njëri prej tyre.<br /><br />Ai quhet Stak Kola është 39 vjeç nga Puka, dhe banon në Bathore. Ai ka dalë në protestë pasi është i papunë, ndërsa më herët ka qenë polic privat në një kompani.<br /><br />Protestuesi u rrah barbarisht, teksa u shfaq në kamerat e televizioneve me dëmtimet e marra dhe me rrobat që ja kishin grisur. Në ndihmë të tij shkuan efektivët e policisë të cilët e larguan nga turma. Në fillim nga mesi i protestuesve u tha se e dhunuan burrin me dyshimin se ishte hajdut, më tej thanë se ishte polic i infiltruar, por në fakt ai rezulton të jetë një qytetar protestues.