?A bëhet xheloze gruaja që je më pjeshkë se ajo??, kjo ishte pyetja ?me spec? që velina e ?Xing me Ermalin? në Tv Klan, Belinda Dragoti i drejtoi mbrëmjen e sotme të ftuarit Valer Kolnikaj.

I vënë në siklet, modeli u shpreh se gruaja e tij do të bëhej xheloze nëse ai do shihte vajza të tjera. Përsa i përket pamjes së jashtme ai tha se mes tyre nuk ka garë. ?Gruaja ime është një super yll dhe nuk ka njeri që krahasohet me të?, shtoi më tej Kolnikaj.

Belinda: A bëhet xheloze gruaja që je më pjeshkë se ajo?

Ermal Mamaqi: Kjo ishte thikë me dy presa.

Valer Kolnikaj: Ajo në fakt do të bëhej xheloze nëse unë do të ta varja ty ose shoqeve të tua. Për pjesën e pjeshkëllëkut nuk vihemi në garë sepse në të vërtetë ajo është një super yll dhe nuk ka njeri që krahasohet me të.

Ermal Mamaqi: Valer është e sikletshme nëse burri ia kalon gruas për bukuri?

Valer Kolnikaj: Unë mendoj se burri dhe gruaja duhet të plotësojnë njëri-tjetrin, prandaj quhet martesë. Jeta është e gjatë dhe ka peripecia, bukuria nuk është gjithçka. Sot je i bukur dhe nesër mund të dukesh si zombi. Personi që zgjedh të kesh në krahë për të kaluar jetën me të duhet ta duash në të mirë dhe të keq./tvklan.al