Rreth orës 02 të mëngjesit të së dielës, lideri demokrat Lulzim Basha, ish deputetët e tij, dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, shkuan në spitalin e Traumës. Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ta se Sait Dollapi, sekretari organizativ i PD-së ndodhet në gjendje të stabilizuar, por theksoi se ai nuk ka bërë asnjë akt dhune ndaj policisë që të shoqërohej.

Sipas Bashës, Sait Dollapi ka qenë duke ndihmuar një gazetare të cilës i kishte rënë të fikët. Shefi i opozitës jokuvendore, tha se në policinë e Tiranës janë me qindra të shoqëruar të cilët sipas tij janë dhunuar nga policia, dhe për këtë arsye në 11:00 PD dhe LSI do protestojnë sërish edhe tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.

"Ka nxjerrë shpatullën, ka plagosje në këmbë. Ka qenë duke tërhequr një gazetare që i kishte rënë të fikët kur ju vursulën. Arben Baro është urdhëruesi i fundit, do të shkojmë deri tek urdhëruesi i parë. Do ta paguajnë shumë shtrenjtë. Saiti ka qenë gjithmonë me duart lart para policëve për t'i mbrojtur. Nuk ka pasur arsye tjetër, vetëm me urdhër politikë.

Ka afro 100 të tjerë të shoqëruar dhe të dhunuar, në 11:00 para Drejtorisë së Policisë", tha kryedemokrati Basha.