"Së pari, të ruajmë qetësinë vetëpërmbajtjen për të mos lejuar që një grupim të influencojë më shumë se sa duhet në mënyrën tonë të jetuarit të jetës së përditshme.<br /><br />Së dyti, dua të shpreh solidaritetin dhe respektin për të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e policisë së shtetit. Besoj që Policia në gjithë këtë zinxhir protestash, sikundër dhe dje kur protesta u transformua në një manifestim brutal dhe të zgjatur dhune, treguan profesionalizëm për tu admiruar, vetëpërmbajte për tu admiruar, dhe kanë vendosur një standard krejt të ri për historikun e uniformave blu pas rënies së komunizmit. Dhe kanë fituar me të drejtë admirimin e gjithë qytetarëve të ndershëm", tha Rama.
