Surprise Me!

Qytetarët i kërkojnë reagimin e ashpër ndaj protestuesve, Rama: Ne nuk jemi si ata

2019-05-29 0 Dailymotion

Kryeministri Edi Rama tha se ka marrë mesazhe të shumta nga qytetarët gjatë zhvillimit të protestës së dhunshme të opozitës, ku tha se kërkonin arrestimin dhe reagimin e ashpër ndaj tyre.<br /><br />Rama tha se ndryshe nga qeveria e shkuar, tashmë nuk qëllohet më mbi protestuesit.<br /><br />"Ne nuk jemi ata, nuk kemi ardhur në qeveri që të bëjmë atë që bënin ata. Janë të fajshëm por nuk mund të të shkojë mendja se meritojnë plumbin. Vendimin e jep drejtësia, meritojnë dënimin. Me të drejtë njerëzit kërkojnë ndëshkimin e rrugëhumburve që u thotë mendja se mund të nxjerrin jashtë kontrollit Shqipërinë për shkak të ankthit të tyre në raport me drejtësinë. Flas për ata që janë kokat e gjithë kësaj veprimtarie të paligjshme dhe të turpshme për të gjithë ne dhe që kurrë nuk e kanë dashur, nuk e duan dhe nuk do ta duan reformën në drejtësisë se i fiken drejtësisë si djalli temjanit. Mendojnë se do bllokojnë integrimin e Shqipërisë", tha kryeministri.

Buy Now on CodeCanyon