#rtvora

Kryeministri Edi Rama pranon se paraditen e sotme ka thirrur ne nje takim kryeprokuroren Arta Marku, dhe drejtuesit e larte te institucioneve ligjzbatuese. Madje shtoi se do padise nje burim mediatik i cili sipas Rames ka shpifur per biseden qe ka ndodhur ne kete takim.

Edi Rama: "Po dhe një burim mediatik madje e kemi listuar në atë listën e zyrës që punon me shpifjet. Janë shumë gjyqe që janë hapur deritani me shpifësit profesionistë por do vazhdojë. Sepse e kishte nxjerrë që unë kam kërkuar që prokuria të cojë hetimin tek prokuroria e krimeve të rënad dhe ajo më ka rezufuar. E kam thirrur po prokuroren e përgjithshme së bashku me drejtuesit e tjerë të agjencive ligjzbatuese për të nënvizuar domosdoshmërinë e vëmendjes në një process ku dje u dha mesazhi i kërcënimit kushtetues, dhe për të garantuar që ky mesazh nuk do të gjejë rrugë për t?u kthyer në një proces për të bllokuar zgjedhet. Zgjedhjet janë themeli dhe prekja e tyre është prekje e ngrehinës së përbashkët."

Dhuna në protestë: Lleshaj, Marku e Gjonaj në zyrën e Ramës, dhjetra te shoqeruar

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në kryeministri kanë shkuar zyrtarë të lartë të Shtetit, të cilët janë takuar me Kryeministrin Edi Rama.

Burime për RTV Ora bënë me dije se Rama është takuar me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, shefi i SHISH Helidon Bendo dhe kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme, Arta Marku.

Në qendër të diskutimit mësohet se ka qenë protesta e opozitës dhe dhuna e ushtruar në të nga të dyja palët, edhe protestuesit edhe policia.

Bombat molotov, mbi fasadën e kryeministrisë, kryesisë së Kuvendit dhe më pas në zonën e parlamentit, flakadanët dhe përballjet e protestuesve me gazin lotsjellës të lëshuar nga Policia e Forcat Speciale, numëruan rreth 15 efektivë të dëmtuar dhe të paktën 50 protestues të ndaluar e shoqëruar nga uniformat blu.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/arta-marku-shkon-ne-kryeministri

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz