Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk ka pranuar të dëgjojë këshillën e disa miqëve për të hyrë në zgjedhje pasi nëse do të pranonte që Edi Rama të vijonte të ishte kryeministër kriza do të vijonte.<br /><br />"Kjo nuk është luftë për pushtet dhe për karrige. Është luftë për transformim që të ndryshojmë këtë sistem të qelbur. Nëse do të ishte luftë për pushtet e karrige, do të kalonim nga një krizë tek tjetra. <br />Prandaj nuk kam dëgjuar këshillat e disa miqve që të hyjmë në zgjedhje, megjithëse sondazhet na favorizojnë. E vetmja rrugë për ta ndaluar këtë për çdo ymër lalë t?i shtrijmë dorën një ymer lale, për çdo shullaz, nja antishullaz, për cdo avdylaj një anti-avdylaj. Por këto nuk do të ishin zgjedhje, do të ishin luftë mes bandave." ka deklaruar Basha.