Kryeministri Edi Rama është shprehu i hapur për të mirëpritur ndihmën e ndërkombëtarëve në procesin e dialogut që po i kërkohet liderëve të opozitës me qeverinë për të zgjidhur krizën politike. Kreu i qeverisë tha se nuk ka nevojë për ndërmjetësimin e të huajve për tu ulur në dialog, pasi ai theksoi se është shprehur gjithmonë i gatshëm, mbi të gjitha që tashmë dialogu është mëse i nevojshëm për vetë qytetarët që po përballojnë një sërë protestash të dhunshme të opozitës joparlamentare.<br /><br />Shefi i mazhorancës u shpreh i palëkundur se nuk do të ketë asnjë negociatë për të shtyrë zgjedhjet vendore të 30 qeshorit 2019, pasi nuk mund të kapërcehet Kushtetuta.<br /><br />Po ashtu, Rama zbuloi atë se çfarë po tentohet të manipulohet nga ana e PD-së, duke u folur për një paketë negocimi, që sipas kryeministrit nuk ekziston. Ai tha se kjo sajesë për paketën e negocimit u bë për të penguar që kandidatë të PD-së të regjistroheshin në garën elektorale si të pavarur apo nën siglën e ndonjë partie tjetër, që nuk është PD që bojkotoi zgjedhjet.
