Pas disa kohësh stërvitje intensive me nga dy seanca në ditë, Kombëtarja e Taekwondo është në prag të nisjes për në Manchester ku do të përfaqësojë Shqipërinë në kampionatin botëror që do të mbahet nga data 15 deri më 19 Maj.

Trajneri Julian Caca duket me shumë besim për këtë kampionat, pasi sikurse thotë, Shqipëria po prodhon talente në Taekwondo.

"Besoj sepse kemi shume talente dhe konkurrenca është më e madhe".

Elord Gjana dhe Juirdo Cani janë dy nga sportistët që pretendojnë zonën e medaljeve.

Elord Gjana: "Në botërorin e fundit zura vendin e 9, tani pretendoj zonën e medaljeve. Do më shërbejë për Olimpiadë".

Juirdo Cani: "Është botërori im i parë. E vështirë për medalje, por pse të mos tentojmë".

Qëllimi i çdo sportisti në Taekwondo është që të marë pjesë në Olimpidë pasi ky është sporti i tretë luftarak në aktivitetin më të lakmuar nga sportistët në mbarë botën.

Tv Klan