Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në dalje të Kavajës.

Një makinë që drejtohej nga një i ri që e kishte marrë me qira ka dalë nga rruga nga shpejtësia dhe si pasojë e lagështirës duke marrë përpara një grua me dy vajzat që po ecnin në trotuar.

Përplasja ka qenë fatale për nënën që ka humbur jetën në vend nga goditja, ndërsa në gjendje të rëndë në spital janë dy vajzat. Viktima i dytë është pasagjeri që ka qenë në makinë.

Drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin është arrestuar menjëherë nga policia.