TIRANE-Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ditën e sotme nisi me betimin e deputetëve të rinj. Nga socialistët futen katër emra të rinj në Kuvend që zëvendësojnë të larguarit që kanë vendosur të kandidojë për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa nga listat e PD-së dhe LSI-së janë betuar 8 emra të rinj. Deri tani numri i deputetëve në Kuvend shkon 121, teksa mbeten edhe 19 karrige pa plotësuar nga opozita e re, një nga listat e LSI-së dhe 18 nga PD-ja.

Deputetët që u betuan sot;
Socialistët
Eljo Hysko
Adriana Jaku
Florenc Spaho
Ardit Konomi

Deputetët nga listat e PD-së dhe LSI-së
Vasil Sterjovski- LSI
Edmond Stojku - LSI
Suzana Topi- LSI
Halit Valteri -PD
Selami Janishehu-PD
Besnik Troplini-PD
Krenar Rryçi-PD
Kostaq Papa-PD