Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku ka preku të gjithë me fjalët e tij për major Tanushin. Ai tha se tashmë Forvcat e Armatosur do të kenë një arsye më shumë për të çuar deri në fund misionet e tyre.

Fjala e plotw e Gjeneralit:

"E dashur nëna e Klodianit,

I dashur Basri,

Të shtrenjtët Serxho, Klesio dhe Darla e vogël,

E nderuar Semiha,

Të dashur familjarë, të afërm dhe miqtë Klodianit,

Përditë të tëra, ju dhe ne, mbajtëm frymën dhe me dridhjen ë zemër u lutëm përjetën e Klodianit. Shpresuam për mrekullinë.Kurrë nuk donim ta shqiptonim, por nandodhi dhe trishtimi e hidhërimi na zuri përsëri. Tani naduhet ta përcjellim Klodianin. Tronditja është e pamatë, por jeta na do të mbahemi dhe të qëndrojmë të fortë.

Komandant, sot një Forcë e Armatosur dhe çdo shqiptar, për ty, do mbajë heshtje dhe do përulet, do qajë dhe do mbajë zi, sepse, siç e kanë thënë kolegët e tu të NATO-s, ne ?Kemi humbur një nga tanët, një vëlla nën armë?.