Biznesmenët alarmojnë se ekonomia e paligjshme ua vjedh bizneseve të ligjshme, thuajse gjysmën e fitimeve. Sipas tyre, tatimet në rritje, paga minimale në rritje dhe taksat tjera të aplikuara, u krijojnë probleme në betejën me konkurrencën. Numri i pamjaftueshëm i inspektorëve në terren e komplikon më tej situatën.
