Derisa fshihen dhe nuk tregojnë nëse do të votojnë për heqjen e mandatit të Nikolla Gruevskit, deputetët e përjashtuar nga VMRO DPMNE, ngritën zërin në përpjekje për të siguruar një Parlament të pastër nga narkotikët. Ata dorëzuan një nismë, që të testohen të gjithë 120 deputetët nëse përdorin drogë. Testim ndaj deputetëve kërkojnë edhe partitë tjera, VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi tha se testimi i tillë ndaj deputetëve është nuk është i lejuar me ligj. Ministri i Brendshëm thotë se përgjimi i publikuar nuk ka dal nga organet e sigurisë por se është incizuar dhe publikuar nga individ të caktuar.
