Ekspozita e piktorit Agron Polovina është çelur në Galerinë e Arteve ?Vilson Kilica? në Fier. Në këtë ekspozitë janë rreth 26 tablo, në të cilat piktori trajton peizazhe të ndryshme. Piktori ka punuar në teknikën e vajit në kanavacë. Veprat e Polovinës janë vlerësuar për dritën, ndërsa nuk kanë si të mungojnë mes tyre veçanërisht lagjet karakteristike të Beratit, ?Qytetit të një mijë e një dritareve?.

?Fieri ka një publik të veçantë, që ndjek me shumë interes lëvizjen artistike edhe mirëpresin cdo ekspozitë që hap këtu?, shprehet piktori Agron Polivina.

Agron Polovina ka një krijimtari të dendur, në të cilat shquhen grafikat, kompozimet, edhe peizazhet, që zënë vendin kryesorë në këtë ekspozitë, që do të udhëtojë edhe në qytete e shtete të tjera të Europës. Të pranishëm në çelje të ekspozitës ishin miq, koleg edhe zyrtarë, të cilët vlerësojnë punën e artistit. Ekspozita do të qëndrojë hapur deri në datë 30 maj.