Surprise Me!

Vangjush Dako deshmon 5 ore tek Krimet e Renda

2019-05-29 0 Dailymotion

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako është marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen e shumëpërfolur 339. Burime të Tv Klan nga organi i akuzës bëjne me dije se numri ?1? i Bashkisë së Durrësit ka dhënë deklarime përballë prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Premçi pasditen e së enjtes për më shumë se 5 orë si person që është në dijeni të ngjarjeve dhe jo si person nën hetim. <br />Burimet nga organi i akuzës thanë se Dako është pyetur për lidhjet e tij me grupin e Avdyljave me të cilët ai ka pasur disa komunikime telefonike para dhe pas zgjedhjeve të 2017-ës. Dëshmia mbahet mjaft e rezervuar dhe për këtë nuk ka ende detaje nga përgjigjet e tij. Operacioni "Vol-Vo 4" goditi disa grupe të trafikut të drogës, por në Maj të 2017-ës hetimet u veçuan edhe për akuzat e ?shpërdorimit të detyrës?, ?korrupsionin aktiv në zgjedhje? dhe ?ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?.<br />Mësohet se përveç Vangjush Dakos, në pyetje janë marrë edhe drejtues të tjerë lokalë me dyshimin se ka marrë pjesë në një rrjet për shit-blerje votash në zgjedhjet e vitit 2017. Burimet thanë se në ditët në vijim pritet që zyrtarë të tjerë të lartë të japin sqarime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Paraditen e së shtunës, Gjykata e Krimeve të Rënda refuzoi kërkesën për lirim nga qelia të Altin Avdylit, i arrestuar si pjesë e grupit të Avdylajve i njohur ndryshe si "Niçja". Ai ishte një nga personat e përgjuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda duke biseduar në telefon me kryebashkiakun Dako. Publikisht Dako nuk i ka mohuar bisedat telefonike, por është shprehur se ?Niçja? është njësoj si qytetarët e tjerë me të cilët komunikon çdo ditë.

Buy Now on CodeCanyon