Kryeparlamentari Kadri Veseli ka kërkuar para deputetëve krijimin e një komisionin për mbledhjen e fakteve, që do t'i hapte rrugë themelimit të një Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë. Ai tha se Kosova ka fakte, dëshmi dhe dëshmitarë të bollshëm.

"Kosova ka aq shumë dëshmitarë të gatshëm për të dëshmuar, përfshirë edhe ata që kanë marrë pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në këto krime".

Por partitë opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosje, e kundërshtuan këtë iniciativë, të cilën e quajtën të pasinqertë dhe më pas braktisën seancën. Ndërsa kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Kadri Veseli nuk e ka hallin e Tribunalit, por me këtë sipas tij po mundohet t?i kundërvihet Gjykatës Speciale.

Të pamundshme dhe lojë më familjarët e të vrarëve, iniciativën e Veselit e sheh edhe deputetja tjetër e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, e cila gjatë luftës ishte e plagosur rëndë, ndërsa kishte humbur edhe një pjesë të madhe të familjes.

Për analistin Milazim Krasniqi iniciativa është e vonuar, por edhe vështirë se mund të realizohet. Kryeparlamentari javë më parë e ka marrë iniciativën për themelimin e një tribunali ndërkombëtar për genocidin serb, që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

Tv Klan