Surprise Me!

“Lista Serbe” fiton ne veri te Kosoves

2019-05-29 0 Dailymotion

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën dje për kryetar komune në Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Sipas të dhënave zyrtare, kandidatët e ?Listës Serbe? kanë marrë mbi 90% të votave ndërsa në garë ishin edhe kandidatë të PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Pjesëmarrja ishte rreth 42.2 % e qytetarëve me të drejtë vote.

Gjatë ditës janë evidentuar disa parregullsi pasi janë lejuar disa qytetarë serbë të votojnë me dokumentacionin e Serbisë.

Ndërsa në  disa qendra votimi ishin të vendosur flamuj serbë.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se në këto zgjedhje qytetarët e asaj ane dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon