Nëse jo miratim i ligjit, të paktën marrëveshje për një gjë të tillë. Kjo është kërkesa e kryeministrit Zaev për opozitën lidhur me propozim ligjin për Prokurorinë Publike. Ish deputetët e VMRO-së, kërkojnë që pushteti të mos llogarisë në votat e tyre pa arritjen e konsensusit me VMRO DPMNE-në.
