Surprise Me!

Deget me te preferuara nga maturantet

2019-05-29 5 Dailymotion

Ekonomiku, Juridiku, Punë Sociale, Mjekësia dhe Informatika vijojnë të mbeten degët më të preferuara të maturantëve.

"Ekonomik, sepse e shikoj si një mundësi më të mirë për të ardhmen".

"Inxhinieri informatike sepse teknologjia po përparon".

"Akoma s'e kam vendosur, por mendoj ekonomik".

"Mjekësia është një degë me të ardhme".

Sipas specialistëve të arsimit, në vitin 2018 rreth 70 % e maturantëve nga 22 mijë të tillë, aplikuan për një nga këto degë. Ata thonë se dy janë faktorët që i çojnë nxënësit drejt këtij orientimi.

"Vitet e fundit ka një tendencë për të kërkuar degë të tilla drejt Ekonomikut dhe Drejtësisë. Në Universitetin e Tiranës vendin e parë e zë administrim biznesi, në vend të dytë është Fakulteti i Drejtësisë dhe në vend të tretë ai Mjekësisë. Nga 22 mijë aplikantë, 7347 kanë aplikuar për administrim biznesi, 6634 aplikime për Fakultetin e Drejtësisë dhe 5333 aplikime në Fakultetin e Punës Sociale. Janë dy faktorë bazë, çfarë kanë studiuar dhe arritur gjatë shkollës dhe çfarë ofron tregu i punës", thotë Rezana Vrapi, drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Por  një pjesë e tyre thonë se preferojnë të studiojnë jashtë Shqipërisë. Ky është një nga shkaqet duke sjellë ëdhe një ulje të numrit të të diplomuarve në vendin tonë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2018 në arsimin e lartë janë diplomuar 34.331 studentë, ose 3% më pak se në vitin 2017.

Buy Now on CodeCanyon