Surprise Me!

Basha: 30 Qershori tentative per grusht shteti kushtetues

2019-05-29 0 Dailymotion

Ndonëse maxhoranca ka ndezur motorët për  zgjedhjet vendore, Lulzim Basha ia ripërsëriti edhe nga Berati kundërshtarit të tij politik qëndrimin e palëkundur se në 30 Qershor nuk do të ketë betejë pa opozitën. Kryeministrin Rama e akuzoi se në bashkëpunimin me krimin po përgatit një grusht shteti kushtetues për të çimetuar pushtetin e tij politik.

?30 Qershori s'është ditë zgjedhjesh, por tentativë kushtetuese për grusht shteti . S?do ketë zgjedhje me krimin hajdutët".

Një paralajmërim i e pati për kreun e qeverisë nëse në 30 Qershor do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve lokale.

"Mos guxo, asnjë shqiptar nuk e kursen sakrificën për liri dhe demokraci. Unë i pari dhe gjithë shqiptarët do të jemi në ballë për të ndalur aktin kriminal dhe do ta ndalojmë këtë grusht me çdo çmim! Nuk e dorëzojmë Kushtetutën, nuk e dorëzojmë demokracinë".
Pa koment nuk la edhe qëndrimin e kryeminsitrit se shtyrja e datës së zgjedhjeve është antikushtetuese.

Prerazi mohoi çdo pazar me Edi Ramën, ndërsa një paralajmërim i dha edhe dy prej eksponentëve të Partisë socialiste të vënë nën shënjestër për lidhje me blerjen e votave.

Basha i ftoi beratasit që në 25 Maj të bashkohen në protestën e opozitës për t?i dhënë vendit zgjedhje të lira e të ndershme përmes një qeverie tranzitore.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon