Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.<br /><br />Ndaj të arrestuarit me inicialet A.D banues në fshatin Katund Sukth të Durrësit rezulton që në korrik të vitit 2017 të jetë dhënë masa e sigurisë 'Arrest me burg' nga Krimet e Rënda.<br /><br />Tashmë i 33-vjeçari i arrestuar pritet të hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas të jepet gjykimi për të.
