#rtvora
Problematikat në rrugën e Llogarasë ndër vite kanë shoqëruar turistëve që kanë zgjedhur jugun e vendit për pushime. Në disa pika ajo ka pësuar rrëshqitje, duke shkaktuar bllokime dhe trafik. Së fundmi atje po bëhet gati një ndërhyrje, por që sipas udhëtarëve është e vonuar dhe e gabuar në kohë.

Rruga e Llogarasë ka fluksin më të lartë të qarkullimit të mjeteve gjate sezonit turistik që ka nisur.

Përmes saj kalon pjesa më e madhe e mjeteve që udhëtojnë drejt Jugut të vendit.

Por gjendja e këtij aksi është e mjerueshme.

Në disa pjesë, traseja ka rrëshqitje dhe dëmtime, duke e pamundësuar lëvizjen në të dy kahet.

Gjatë ditëve me lëvizje të shtuara kjo sjell edhe bllokime dhe trafik të rënduar.

Për të ndryshuar këtë gjendje, duket se po bëhet gati një ndërhyrje.

Por për të udhëtarët ajo është e vonuar dhe e gabuar në kohën kur sezoni dhe fluksi i lëvizjes ka nisur.

"Ka qenë e amortizuar pjesë pjesë. Ne jemi në fillim të sezonit dhe nuk është ky momenti, por shpresojmë ti kryejnë sa më shpejt dhe me cilësi"

Rruga e Llogarasë të çon drejt Orikumit, Dhërmiut, Jalës, Himarës dhe Sarandës, disa prej destinacioneve më të kërkuara nga turistët shqiptarë e të huaj gjate sezonit turistik!
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rruga-qe-veshtireson-pushimet-aksi-vlore-llogara-ne-gjendje-te-mjerueshme
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz