#rtvora #protestaestudenteve

Studentët i janë rikthyer protestave!

Ata janë grumbulluar përpara ministrisë së Arsimit duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Studentët kanë parashtruar 14 kërkesa, por thonë se sot në ministri do të dorëzojnë 5 prej tyre, për të cilat thanë se janë të panegociueshme.

1-Rëzimi i ligjit të arsimit të lart

2-Arsim cilësor për të gjithë të rinjtë duke mundësuar mbështetje financiare për të dyja ciklet e studimit

3-Rankimi i programeve sipas modeleve më të mira bashkohore

4-Rritja e peshës së përfaqësimit në IAL

6-Autonomi reale e IAL-ve dhe jo e diktuar nga bordet qeveritare

Studentët kanë thyer xhamat e ministrisë, kanë hedhur tymuese dhe ndezur zjarr.

"Kjo është një protestë simbolike, por edhe një mesazh që duhet ta marrë ministria e Arsimit që të plotësojë kërkesat, sepse nesër do të jemi shumë më shumë dhe nuk mund të rrimë si në dhjetor", tha një prej studentëve.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar studentët nisën protestat masive para Ministrisë që zgjatën deri në muajin shkurt. Ata kërkuan tarifa më të ulëta si dhe përmirësimin e kushteve në universitete.