Një grup studentësh u grumbulluan para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar arsim më cilësor dhe punësim në të ardhmen.

Por gjatë protestës pati edhe disa momente të dhunshme, nga disa prej pjesëmarrësve, të cilët hodhën tymuese dhe gurë ndaj godinës së Ministrisë së Arsimit, duke thyer edhe xhamat e institucionit.

Në këtë moment ka ndërhyrë edhe Lory.E.Amy, profesoreshë e Studimeve Kulturore në Universitetin Georgia Southern në SHBA, e cila raportohet të ketë marrë pjesë edhe në protestat e disa muajve më parë të studentëve.

Ajo u ka kërkuar studentëve t?u japin fund protestës së dhunshme, pasi kjo nuk është forma e duhur për të protestuar për arsimin.

?Si mund të jeni kaq budallenj. Nuk është kjo mënyra se si protestohet për edukim?, dëgjohet ajo t?u thotë në anglisht studentëve.